Vdes edhe një person nga Coronavirusi në Gjilan, viktima e tretë vetëm sot nga ky qytet

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Gjilanit një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot si pasojë e Coronavirusit. Vetëm sot në këtë komune kanë vdekur tre persona.

Pacienti ishte 46 vjeçar dhe ishte shtrirë mbrëmë në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Gjilanit, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974).

Sot janë raportuar dy vdekje tjera në Gjilan si pasojë e Coronavirusit, ndërkohë sipas të dhënave të Institutit të Kombëtar të Shëndetësisë, janë shënuar 6 vdekje në 24 orët e fundit në nivel vendi.

Numri të vdekurve si pasojë e Coronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131.

Të ngjashme