Vdes fëmija nga goditja e veturës

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 15:13 | Nga

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, me ç‘rast një veturë godet një fëmijë të moshës një vjeçar e gjysmë (i lindur 11.04.2105), dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës këmbësori ka mbetur pa shenja jete.

Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit, po me të njëjtin automjet e dërgon në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe nga mjeku përgjegjës konstatohet vdekja e fëmijës.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit viktima (fëmija) ishte duke kaluar rrugën.

Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, nuk është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, por iu është liruar familjarëve.

I dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në Procedure të rregullt.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme