Lojtari i të rinjve të Lazios, Daniel Guerini, ka vdekur në një aksident me veturë në Romë.
Lajmin për vdekjen e 19-vjeçarit e ka konfirmuar klubi Fiorentina përmes një komunikate ku thotë se ndihet i troditur.
“Jemi të tronditur dhe të trishtuar kur mësuam për vdekjen e paparitur të të riut të Lazios, Daniel Guerini, një anëtar i akademisë së të rinjve Fiorentina në 2018/19 dhe 2019/20”, thuhet nën joftim.
Ai kishte luajtur në Fiorentinë, Torino dhe SPAL para se të kthehej në Lazio në janar. Guerini kishte përfaqësuar Italinë në nivelin U15 dhe U16.