Vdes futbollisti i Atalantas

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Futbolli italian, por edhe ai botëror është në zi sot.

Futbollisti i ri i Atalantas, Andrea Rinaldi ka ndërruar jetë.

Talenti italian ishte 19 vjeç dhe ishte huazuar tek ekipi Legnano në Serie D.

Derisa ishte duke ushtruar, ai e ka pësuar një aneurizëm cerebral dhe më pas nuk ia ka dalë mbanë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vareses, ku stafi mjekësor është munduar ta shpëtonte, por në mëngjesin e sotëm zemra e tij ka ndalur së rrahuri.

Klubet dhe sportistët italianë e kanë ngushëlluar familjen e ish-futbollistit të Atalanta Primavera.

Të ngjashme