Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollin vetëm tri javë nga largimi i papritur nga kjo jetë i lojtarit të Fiorentinës, Davide Astori.
Këtë herë lajmi tragjik vjen nga Kroacia, ku ka humbur jetën futbollisti 25 vjeçar Bruno Boban, i cili luan në divizionin e tretë në Kroaci.
Lojtari në fjalë humbi ndjenjat në fushë 15 minuta pas fillimit të takimit mes Marsonias dhe Pozega Slavonija.
Sikurse bëjnë të ditur mjekët kroatë, Boban ra përdhe pasi u godit me top në gjoks.
Edhe pse mjekët i erdhën menjëherë në ndihmë, duke e transportuar shumë shpejt në spital, pas 40 minutash ai ndërroi jetë.