Një 20 vjeçar i shpëtoi aksidentit me makinë, por bie në pusetë dhe vdes

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Toano, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një 20 vjeçar pas përplasjes  me makinë, i riu doli nga automjeti që drejtonte dhe rrëshqiti në një rezervuar me 4 metra ujë, një lloj pusi në anë të rrugës për grumbullim uji.

Ai vdiq nga mbytja në ujë, raporton a2news.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse që ndërhynë nga Castelnovo. 

Ndërkohë, karabinierët e Toanos po hetojnë në disa pista, por hipoteza e parë është që makina duke dalë nga rruga ka dëmtuar kapakun që mbulon pusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme