Vdes gazetari i njohur holandez i cili u qëllua me armë në kokë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Peter R. de Vries, një nga reporterët më të njohur të krimit në Holandë, ka ndërruar jetë nëntë ditë pasi u qëllua në kokë me armë zjarri në qendër të Amsterdamit.

De Vries qëndroi gjatë kësaj kohe në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjes të mjekëve për të mbajtur në jetë, ai është konfirmuar i vdekur këtë të enjte.

Ndërkohë, policia ka ndaluar tre persona për këtë ngjarje, mes të cilëve mendohet se është edhe autori.

Ai fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane, Natalee Holloway, në Aruba.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm.

“Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq thelbësorë për demokracinë tonë”.

Të ngjashme