Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes gruaja që u aksidentua në Koshtovë të Mitrovicës

Vdes gruaja që u aksidentua në Koshtovë të Mitrovicës

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, fatkeqësisht ka humbur jetën. Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv, nga Spitali i Mitrovicës. “Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer […]

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv, nga Spitali i Mitrovicës.

“Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, thonë nga spitali.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.

Të ngjashme