Vdes i riu nga Suhareka, pas 10 ditëve në koma

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Një pacient 21 vjeçar ishte dërguar në QKMF në Duhel pa shenja jetë, ndërsa mrekullisht ishte shpëtuar nga ekipi i intervenimit, por i njëjti fatkeqësisht pas 10 ditësh në koma ka ndërruar jetë.

Pacienti 21 vjeçar pas arrestit kardiak, ishte kthyer në jetë pas intervenimit nga ekipi i urgjencës nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj në QMF Duhel.

Mirëpo i njëjti siç mëson Gazeta Metro, nuk ka a rritur të zgjohet nga koma dhe ka ndërruar jetë.

I riu 21 vjeçar me inicialet A.M pas arrestit kardiak, dhe 10 dite ne koma nuk ka arritur të mbijetojë.

I ndjeri është nga fshati Sopi i Suharekes.

Të ngjashme