Vdes ikona e vaterpolos, hungarezi Benedek

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Vaterpolisti i njohur hungarez Tibor Benedek, ka vdekur sot në moshën 48-vjeçare, ka bërë të ditur Federata e Vaterpolos e Hungarisë.

Benedek, i lindur në Budapest, ishte njëri prej sportistëve më të njohur në Hungari, derisa në maj u tërhoq për shkak të sëmundjes.

Ai është kampion i trefishtë olimpik, e më pas edhe seleksionues i Hungarisë.

Gjatë karrierës ka fituar me dhjetëra tituj vendor e ndërkombëtar.

Pos medaljeve të arta olimpike të fituara me Hungarinë më 2000, 2004 e 2008, po ashtu fitoi edhe tituj të botës e të Evropës.

Shtatë herë u shpall kampion në Itali, gjashtë herë në Hungari, ndërkohë që pesë herë e fitoi Euroligën.

Si seleksionuesi i Hungarisë, suksesin më të madh e arriti më 2013, kur u shpall kampion i botës.

Për Hungarinë, si lojtar është paraqitur në 437 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme