Oda e Infermiereve të Kosovës me anë të një telegram ngushëllimi ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres, Bedrana Hyseni nga Gjilani.
Siç bën të ditur kjo Odë, e ndjera ishte Infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan.
“Telegram ngushëllimi. Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani.
E ndjera ishte Infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve. OIK shprehë ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës”, thuhet në njoftim.