Sot, në moshën 73-vjeçare, vdiq gazetari dhe veprimtari i dalluar nga Tetova, Muharem Idrizi, njëri nga kuadrot e hershëm të Radio Televizionit të Prishtinës.
Punën e tij e nisi në arsim. Një kohë ishte drejtor i Shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës, më vonë, për shkak të represionit dhe përndjekjeve politike, u detyruar të largohet në Prishtinë, ku një kohë të gjatë punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës.
Në TVP, deri në mbylljen e mediumit në vitin 1990 me masat e dhunshme nga regjimi okupator serb, punoi në Redaksinë e programit arsimor-shkollor.
Pas vitit 1990 punoi një kohë të gjatë në detyrën e redaktorit në TV Art në Tetovë, ndërsa pak kohë para pensionimit, ka punuar edhe në Komunën e Tetovës.