Ish- ministri austriak i çështjeve sociale dhe ish-kreu i Unionit të Sindikatave Austriake, Rudolf Hundstörfer ka vdekur sot në ishullin kroat të Braçit.
Hundsthorfer, 67 vjeçar, vdiq këtë mëngjes nga një sulm në zemër gjersa ishte me pushime.
Gruaja e tij ,Karin e gjeti të vdekur në tarracën e shtëpisë ku po qëndronin.
Hundstorfer u përfshi në sindikatë që nga vitet 1970, dhe në 1990 iu bashkua qeverisë lokale dhe asaj qendrore të Vjenës.
Ai ishte për shumë vite kryetar i sindikatave të Austrisë, dhe nga ai pozicion deri në 2008 deri në 2016 ishte Ministër i çështjeve Sociale.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2016, Hundstörfer hyri si kandidat për Partinë Social Demokratike të Austrisë (SPO) në garën për postin e kryetarit të shtetit.
Presidenti austriak Alexander van der Belen ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, duke theksuar se ishte një njeri me të cilin të gjithë mund të flisnin, nga politikanë të lartë e deri tek punëtorë të zakonshëm, transmeton Klan Kosova.