Në moshën 92-vjeçare ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias.
Papulias ishte i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me liderët arabë, duke përfshirë kreun e PLO-së, Jaser Arafat dhe Moammar Gadafin dhe në përgjithësi ishte i “ftohtë” ndaj politikave perëndimore.
Si ligjvënës, ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për Slobodan Millosheviçin.
Papulias shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.
“Me trishtim i dërgojmë përshëndetjet tona të fundit Karolos Papuliasit”, tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.
“Ai e nderoi institucionin më të lartë shtetëror me etikën dhe sjelljen e tij duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo.
Papulias, i cili ishte gjithashtu ministër i jashtëm në 1985-89 dhe 1993-96, ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK.