Vdes ish-presidenti i klubit italian

151017 - sport calcio - Bologna-Spal - Giuseppe Gazzoni Frascara - SPORT CALCIO - BOLOGNA-SPAL - giocatori per archivio - fotografo: BENVENUTI
Prishtinë | 24 Pri 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Bolognas, Giuseppe Frascara, ka ndërruar jetë sot, në moshën 84-vjeçare.

Bologna Uno e bëri të ditur lajmin për vdekjen e presidentit të nderit të Bolognas, ikona që e kishte ringjallur klubin italian në mes të viteve të 1990-ta.

Gazzoni Frascara kishte hyrë në botën e futbollit në vitin 1993, kur e kishte shpëtuar nga falimentimi Bolognan dhe i kishte ngritur nga Serie C në Serie A brenda vetëm tre vjetëve.

Futbollistë të mëdhenj si Roberto Baggio dhe Beppe Signori ishin transferuar në Renato Dall’Aran dhe në vitin 1998 ai e kishte fituar trofeun e Intertoto Cup, para se të arrinte deri në gjysmëfinale të Kupës së UEFA-s.

Skuadra e Gazzoni Fransacaras mbeti në Serie A deri në humbjen në play-offs kundër Parmas në sezonin 2004/05.

Më vonë, ai ia shiti aksionet e tij si pronar i klubit Alfredo Cazzolan dhe u bë i famshëm për rolin e tij në betejën ligjore “Calciopoli” me Juventusin. 

Të ngjashme