Mesditën e së martës klubi i Trepçës ’89 ka marrë një lajm të hidhur, pasi ish-sekretari i klubit, Haxhi Fatmir Misini, ka ndërruar jetë.
Misini edhe pas aktivitetit zyrtar gjithmonë ishte pran klubit mitrovicas, ku përcillte thuajse çdo ndeshje të ‘minatorëve’.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur klubi i Trepçës ’89 përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku i kanë shprehur ngushëllime familjes Misini.
Më poshtë postimi i klubit mitrovicas
“Sot morëm një lajmë të hidhur, u nda nga ne Ish-Sekretari i klubit Haxhi Fatmir Misini. Haxhi Fatmiri sa ishte pjesë e klubit por edhe pas aktivitetit zyrtar i qëndroj gjithmonë besnik KF Trepçës’89, me ëndje përcjellke çdo ndeshje të KF Trepçës’89.
Njëherit Haxhi Fatmiri ka qenë Prindi i ish-lojtarit tonë Lindrit Misinit dhe sëbashku si Familje janë të njohur se japin kontributet e tyre në shumë klube sportive Mitrovicase.
Do të përkujtojmë si një Shok, dhe një Person i palodhshëm në çdo aspekt.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Me dhimbje por me një respekt të veçantë e gjithë Kryesia e KF Trepçës’89 Shprehim ngushëllime Familjes Misini.
KF Trepça’89 FC
Presidenti z. Abedin Zeka BEKI”.