Ish-sekretari i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare.
Powell vdiq pasi e humbi betejën me COVID-19.
“Gjenerali Colin L. Powell, ish-sekretar i Shtetit dhe Kryetar i Shefave të Stafit, ka vdekur sot në mëngjes pas komplikimeve nga COVID-19”, ka shkruar familja e tij në Facebook.
“E kemi humbur një bashkëshort, baba gjysh të mrekullueshëm dhe një amerikan të madh”, kanë shtuar ata.