Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës qytetare shqipe, Ismet Peja.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se zëri i Ismet Pejës do të mbetet i pavdekshëm ndër shekuj.
“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj. Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.