Një burrë ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi që është goditur nga një makinë në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti me veturë dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar, i cili për shkak të lëndimeve të marra ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në raport.