Këngëtari i njohur britanik, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
Këngëtari dhe shoumeni, Kenny Lynch ka vdekur në moshën 81-vjeçare, shkruan BBC.
Atë e kujtoi edhe Gary Lineker i cili e quajti “njeri të lezetshëm, qesharak dhe të talentuar”, ndërsa Boy George tha se ai ishte pjesë e madhe e jetës së tij në vitet e 70-ta.
Lynch pati dy hite në top-10 në vitet 1960, ndërsa shkroi këngë për disa artistë dhe mori pjesë në disa shfaqje televizive.
Sipas familjes së tij, Lynch vdiq në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Lynch u lind më 1938 në Londër dhe ishte ndër të paktët këngëtarë të muzikës pop britanike, që bëri famë në fillim të viteve 1960.