Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare Tony Bennett, këngëtari legjendar i cili bëri duet me Aretha Franklin dhe Lady Gaga.
Bennett njihet për përkushtimin e tij ndaj këngëve klasike amerikane dhe për aftësinë për të krijuar standarde të reja, siç është kënga “I Left My Heart In San Francisco”.
AP shkruan se arti i tij i solli atij admirues nga Frank Sinatra te Lady Gaga. Ai ishte 96 vjeç, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij.
Publicistja Sylvia Weiner konfirmoi vdekjen e Bennett për Associated Press, duke thënë se ai vdiq në qytetin e tij të lindjes, Nju Jork. Nuk kishte asnjë shkak specifik, por Bennett ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016.
I fundit nga këngëtarët më të mëdhenj të sallonit të mesit të shekullit të 20-të, Bennett shpesh thoshte se ambicia e tij e përjetshme ishte të krijonte “një katalog hitesh sesa këngë hit”. Ai publikoi më shumë se 70 albume, duke i sjellë atij 19 Grammy – të gjitha përveç dy pasi arriti të 60-at – dhe gëzoi dashuri të thellë dhe të qëndrueshme nga fansat dhe artistët e tjerë.
Albumi i tij i fundit i vitit 2021 “Love for Sale”, pati për mysafirë Lady Gagan në këngën “Night and Day”. /Klankosova.tv