Flamur Krasniqi nga firma e njohur zvicerane AMAG, filiali në Lugano, ishte zgjedhur si punëtori më i mirë i filialit.
Si shpërblim, së bashku me disa kolegë, firma u kishte siguruar një darkë në një vendpushim në Itali, në Bergamo, përfshirë edhe vozitje të mopedit të borës.
Dhe, ky shpërblim rezultoi fatal për Flamurin 40-vjeçar nga Breganzona, Kantoni Tiçino. Ai së bashku me dy kolegë të tij kanë dalë të ngasin mopedin në orët e natës.
Flamuri kishte qenë pa helmetë, transmeton albinfo.ch. Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është katapultuar në rrugën e mbuluar me akull.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i përmenduri ka vdekur në vendin e aksidentit. Karabinierët e ardhur kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 40-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, shkruan blick.ch.
Flamuri ka lënë pas vetes gruan Jessica Poncia dhe dy djemtë: Nathanin dhe Leonin, njëri 7 vjeç dhe tjetri 18 muajsh.