Laureati kinez i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo, ka vdekur gjatë betejës së tij me sëmundjen e kancerit, kanë thënë autoritetet kineze.
Zyrtarët kinezë i kanë injoruar thirrjet ndërkombtare për të lejuar nobelistin që të kalojë ditët e fundit të jetës i lirë.
Liu, 61 vjeçar, ka vdekur pas një muaji që është transferuar nga burgu në spital për ta trajtuar kancerin e mëlçisë, në fazën e fundit.
Autoritetet e qytetit Sheniang kanë thënë se Liu ka vdekur tri ditë pasi ka kaluar në kujdesin intensiv në një spital lokal.
Liu është arrestuar në vitin 2008 pasi ka shkruar peticionin i cili bënte thirrje për mbrojtje të drejtave të njeriut dhe reformimin e sistemit politik në Kinë.
Në vitin 2009, ai është dënuar më burgim 11 vjeçar.
Organizatat botërore për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve të lirojnë Liun dhe t’i lejojnë trajtimin jashtë vendit.
Gjermania dhe SHBA, patën shprehur gadishmërinë për trajtimin e Lius si “shenjë humaniteti”. Liu ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010.