Futbolli kosovar, por edhe i gjithë sporti kosovar sot është në zi. Legjenda, Bahri Shemsedini, ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë ditës së sotme (e diel) është njoftuar se legjenda dhe njëri nga futbollistët më të dashur nga ferizajasit dhe jo vetëm, Bahri Shemsedini ka vdekur.
Ish futbollisti i njohur ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare. Ai ishte futbollist dhe trajner i njohur, teksa ka dhënë një kontribut të madh për sportin kosovar, në veçanti për futbollin. Shemsedini vlerësohej si një nga futbollistët më të mirë të Ferizajt.
Bahri Shemsedini githashu ishte kontribuesi më i madh për themelimin e klubit të femrave në futboll, Vizonit.