Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes legjenda e Liverpoolit

Vdes legjenda e Liverpoolit

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Skocisë, Ian St John, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. John iu bashkua Liverpoolit nga ekipi i qytetit të vet, Motherëell, në vitin 1961 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 37.500 funte, dhe i zhvilloi 425 ndeshje për të kuqtë, duke i shënuar 118 […]

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Skocisë, Ian St John, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

John iu bashkua Liverpoolit nga ekipi i qytetit të vet, Motherëell, në vitin 1961 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 37.500 funte, dhe i zhvilloi 425 ndeshje për të kuqtë, duke i shënuar 118 gola gjatë një dekade, transmeton Gazeta Express.

Ai i fitoi dy tituj kampioni të Anglisë dhe e shënoi golin vendimtar për t’i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë trofeun e FA Cup për herë të parë në vitin 1965.

John e përfaqësoi Skocinë në 21 ndeshje dhe ishte trajner i Motherwell dhe Portsmouth.

Familja e John njoftoi: “Me zemër të thyer duhet t’ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të gjatë, e kemi humbur burrin, babanë dhe babagjyshin tanë”.

“Ai vdiq paqësisht në shtrat i rrethuar nga familjarët e vet”, njoftoi familja e tij.

We are deeply saddened by the passing of a true Anfield legend, Ian St John.

The thoughts of everyone at Liverpool Football Club are with Ian's family and friends at this sad and difficult time.

Rest in peace, Ian St John 1938-2021.

— Liverpool FC (@LFC) March 2, 2021

Të ngjashme