Mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku.
Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.
Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplausur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).
Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).
Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë.