Vdes në Infektivë një pacient i dyshuar me Coronavirus

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. i moshës 66 vjeçare nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22 qershor, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

Bëhet e ditur se në këtë klinikë të QKUK-së, sot janë të hospitalizuar 104 raste, kurse të sëmurë me  Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

“Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike”.

Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetëizolim në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme