Liverpool ka konfirmuar se ish-pronari i ekipit, David Moores, ka vdekur.
Moores, një Red i përjetshëm, shërbeu si drejtor i Liverpoolit nga viti 1991 deri më 2007.
Ai e udhëhoqi klubin në epokën e rritjes në Premier League dhe ishte në krye kur klubi fitoi Champions Leaguen më 2005.
Familja e tij mbajti shumicën e aksioneve në Reds për më shumë se 50 vjet, para se përfundimisht t’ua shiste klubin investitorëve amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillette, raporton 90Min.
“David – i cili zakonisht i shmangej publicitetit, duke preferuar të vepronte në sfond – pa Reds tek fituan 10 kupa të mëdha gjatë mandatit të tij 16-vjeçar, duke përfshirë, natyrisht, Ligën e Kampionëve më 2005. Mendimet e të gjithëve në Liverpool FC janë me familjen dhe miqtë e Davidit në këtë kohë të vështirë”, tha klubi i Liverpoolit në një deklaratë.