Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar ka vdekur nënoficeri i lartë, rreshter, Shefki Pajaziti. Ai ka pësuar sulm kardiak, teksa FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter shtabor Shefki Sylejman Pajaziti, dje në orët e vona të mbrëmjes pas një sulmi kardiak. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe bashkëluftëtarëve. Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.