Një nga atletët më të njohur të Indisë, Milkha Singh, ka vdekur nga ndërlikime të lidhura me COVID-19 në moshën 91 vjeçare.
I njohur gjerësisht si “Sikh Flying”, ai kishte fituar katër medalje të arta aziatike duke përfunduar i katërti në finalen 400 metra në Lojërat Olimpike të Romës së vitit 1960.
Në vitin 2013, historia e tij u shndërrua në filmin Bollyëood Bhaag Milkha Bhaag – Run Milkha Run.
Nga ana tjetër, edhe gruaja e tij, Nirmal Kaur, një ish-kapitene e volejbollit, ka vdekur po ashtu nga koronavirusi në fillim të kësaj jave në moshën 85 vjeçe, raporton BBC.
Kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi ka udhëhequr ceremoninë në nderim të atletit i cili është përshkruar si super ylli i parë sportiv i Indisë.