Rifat Vula është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit, njoftimin e ka dhënë Kuvendi Komunal i Gjakovës.
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula.
Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve”, njofton Kuvendi Komunal.