Personi i dytë i prekur nga virusi vdekjeprurës me Ebola në Uganda ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti ka njoftuar se kjo është vdekja e dytë pas shpërthimit të këtij virusi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Një grua e moshuar ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme”, ka thënë Emanuel Ainebyona – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Personi i parë që ka përfunduar me fatalitet ka qenë një pesë vjeçar, i cili në Uganda kishte hyrë nga Republika Demokratike e Kongos.