Në Shqipëri, një 27 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë atje, duke shtuar se i ndjeri ishte asimptomatik.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”
Po ashtu, pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga koronavirusi atje.
Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve ka shkuar në 125, shkruan Oranwes.