Vdes një 30 vjeçar në Shtime, u godit nga vetura

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 minuta në rrugën ,,Ismail Qemajli” në Shtime , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Ekonomia Online.

Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me q’rast i njejti pëson lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njejti ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme