Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është gjetur e vdekur një vajzë 32-vjeçare.
Rastin e ka konfirmuar për zyra për informim nga Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, të cilët e kanë cilësuar të njëjtën si vdekje e dyshimtë, shkruan Indeksonline.
“Është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishitnë dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Mediet kanë raportuar se viktima është me inicialet B. L. dhe se dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e përdorimit të narkotikëve.