Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se viktima më e re nga Covid-19, është një 35 vjeçar nga Prishtina.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.