Një 4-vjeçare ka vdekur si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë në Ulpianë.
Zyra për informim e QKUK-së, ka konfirmuar për KTV se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.
Zjarri ka ardhur si pasojë e një nxemjeje elektrike, ndërsa mësohet se vajza në atë kohë ishte e vetme në shtëpi.
Vajza, siç mëson KTV, ishte shtetase e Shqipërisë.
Nëna e vajzës gjendet në stacionin policor duke u intervistuar nga policia.