Një 81 vjeçar ka vdekur pas votimit në një qendër të votimit në fshatin Biqec të Kaçanikut.
Policia e rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se të njëjtit i është keqësuar gjendja pas votimit dhe pastaj është dërguar me emergjencë në spitalin e Kaçanikut ku më pas edhe ka vdekur.
“Deri tash krejt çka kemi informata është se pas votimit i është keqësuar gjendja, është dërguar me emergjencë në spital dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.