Një person që ishte transportuar nga spitali i Pejës në QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të policisë, për vdekjen e të njëjtit familjarët e tij, po i akuzojnë mjekët për mos dhënien e tretmanit mjekësorë të nevojshëm. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë. Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.