Në aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Makoc të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën -këmbësor (i mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.