Në orët e vona mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka ndërruar jetë një foshnjë 13 muajshe nga rajoni i Tetovës, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
Prej atje theksojnë se foshnja ka ndërruar jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga fruthi. Ashtu siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë foshnja paraprakisht nuk është vaksinuar. Ky është rasti i tretë që ndërron jetë foshnje nga fruthi.
“Ministria e Shëndetësisë shprehë keqardhje për vdekjen e foshnjës si rezultat i komplikimeve nga fruthi, sëmundje që ka mundur të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, që me përgjegjësi t’i pranojnë rekomandimet për vaksinim me vaksinën MRP, e cila e mbron nga kjo sëmundje serioze infektuese. Vaksina nga shtëpitë shëndetësore merret falas dhe të njëjtat janë me kualitet të verifikuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.