Vdes një grua në Prishtinë, rasti në hetime

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka ndërruar jetë në banesën e saj në Prishtinë, ku policia është duke e hetuar rastin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, raporton Ekonomia Online.

“Është raportuar se në banesën e saj  ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme