Vdes një i paraburgosur në burgun e Hajvalisë

Prishtinë | 08 Sht 2025 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

I paraburgosuri me inicialet L.S., ka vdekur sonte në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të ShKK-së, mjekët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë të paraburgosurit, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

“Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme