Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Viti-Kllokot.
Në bazë të informacioneve të deritanishme thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.
Ky aksident i rëndë ishte me fatalitet për një qytetar, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë.
Brenda 24 orëve të kaluar ishin shkaktuar 47 aksidente trafiku. (Gazeta inFokus)