Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një person në aksidentin në Grackë, një tjetër dërgohet në QKUK

Vdes një person në aksidentin në Grackë, një tjetër dërgohet në QKUK

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në Grackë të Vogël të Lipjanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se një person tjetër është dërguar në QKUK për trajtim. “Nga informatat e para bëhet e ditur […]

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në Grackë të Vogël të Lipjanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se një person tjetër është dërguar në QKUK për trajtim.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia rajonale e trafikut ku ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e aksidentit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut.

Të ngjashme