Ka vdekur një person nga coronavirusi në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook.
“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka shkruar Aliu.