Vdes një person nga Coronavirusi në Veri, autoritetet kosovare nuk e raportojnë

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Ashtu siç bëjnë të ditur nga selia e urgjencës komunale, viktima është nga Leposaviqi duke shënuar kështu vdekjen e dytë në këtë vend nga pandemia Covid-19.

Edhe pse sot është shënuar vdekja e 13 nga virusi korona në territorin e Kosovës, për vdekjen e këtij pacienti nuk është raportuar nga autoritetet kosovare.

Siç bën të ditur media serbe ‘Kossev’, sot janë raportuar edhe katër raste të reja pozitive me koronavirus në Veri të Mitrovicës, dy nga Zubin Potoku dhe dy nga Leopsaviqi, ndërsa shtatë të tjerë janë shëruar.

Kjo medie tutje ka raportuar se zonat më të prekura nga pandemia në këtë pjesë të Kosovës janë Zveçani me 19 të infektuar, 10 prej të cilëve janë kuruar deri më tani, 19 raste të regjistruara në Zubin Potok dhe 11 në Leposaviq.

Deri më tani, tre persona kanë ndërruar jetë në komunitetet serbe në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 80, dhe 18 të infektuar janë shëruar plotësisht.

Të ngjashme