Vdes një person nga vetaksidenti në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Të ngjashme