Në Qafën e Dulës në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka pësuar sulm në zemër dhe ka humbur kontrollin mbi makinën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.