Gastronomi kosovar vdes në aksident trafiku

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës njofton se pas një aksidenti të rëndë ka vdekur gastronomi Agron Uka.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë e Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:

Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.

Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit.

Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe Komuna e Ferizajt.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme